Ja kush qenka stilistja që qëndron pas veshjes së Georginës në “Globe Soccer Awards”

Janë dorëzuar në Dubai më 27 dhjetor trofetë e funditvitit nga “Globe Soccer Awrds 2020”, trofe që i rezervohen futbollit, sa i përket sezonit të fundit. Protagonisti më i madh i kësaj mbrëmjeje ka qenë padyshim Cristiano Ronaldo, i cili është shpallur edhe “Lojtari më i mirë i shekullit”, duke lënë pas rivalin e tij më të madh, në këtë klasifikim Lionel Mesi.

- Advertisment -

Ndërkohë, trofeun si “Lojtari më i mirë i vitit” e mori kampioni i Europës, Robert Levandovski. Ka patur edhe një trofe, që lidhet me 20 vitet e fundit, të cilin e ka fituar Pep Guardiola, si “Trajneri më i mirë”. Çmime ka fituar edhe Reali i Madridit si “Klubi më i mirë” dhe Mendez, si “Menaxheri më i mirë”.

Sa i përket çmimeve të tjera rreth vitit të fundit, u vlerësua edhe Flik si “Trajneri më i mirë”, ndërsa Bajerni i Mynihut në rang klubesh u cilësua si më i miri. Trofetë e karrierës iu dorëzuan Guardiolës dhe Kasijas.

Për tu rikthyer te protagonisti, Ronaldo u shoqërua në këtë mbrëmje nga partnerja e tij, Georgina dhe i biri Cristiano Junior.

Si gjithnjë, bukuroshja argjentinase ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me prezencën e saj. Ajo kishte veshur një fustan të kuq fin teksa këtë herë kishte zgjedhur të ishte shumë e thjeshtë në grim teksa flokët e kishte të drejta.

Georgina shkëlqeu, teksa e kompletoi veshjen e saj me një xhaketë të zezë, me një çantë të vogël të bardhë Prada. Mirëpo, në gjithë shkëlqimin e saj ka dorë silistja shqiptare, Lia Stublla, e cila duket të jetë e preferuara e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Georgina vishet nga ajo. Kujtojmë se shqiptarja ishte krijuesja e një prej fustaneve të Georginës në festivalin e Filmit në Venecia në shtator të 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button