Flet Beatrix Ramosaj pasi u rikthye në muzikë me këngën e saj “Dancing with the devil”

Kur të gjithë prisnim që të vinte në një bashkëpunim me Eugent Bushpepën, Beatrix Ramosaj ka publikuar dje këngën e saj të re dhe erdhi solo.

“Dancing with the devil” titullohet projekti dhe nuk mund të ishte më i denjë për rikthimin e saj.

Ndryshe nga sa menduam Eugenti vjen si pjesëmarrës në videoklip, ku dyshja na ka falur disa skena të nxehta. Eugenti po ashtu ka kompozuar këngën teksa teksti është shkruar nga Beatrixi në bashkëpunim me Adora.

Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, këngëtarja ka thënë se kjo këngë nënkupton shumë për të dhe se kur ka realizuar këngën ka qenë në një periudhë të vështirë.

Ajo ka falenderuar edhe bashkëpunëtorët e saj, mes të cilëve edhe Eugentin për të cilin shprehet se ka qenë privilegj për të punuar.

“Kjo këngë do të thotë gjithçka për mua. Një ditë tjetër isha duke u ndjerë e humbur, në ndjenjat e mia në atë moment pas një kohe të gjatë. Fjalët dhe melodia erdhi nga unë si magji. Mezi po prisja të publikoja këtë këngë special me ju. Nuk po besoj akoma që kjo ka ndodhur.Dua te falenderoj te gjithe bashkepunetoret e mi qe bene te mundur realizimin e ketij projekti. Jam shumë e lumtur. Artemis Hajdini: Ti e di, qe une te vleresoj shume. I kam pelqyer gjithmone punet e tua ndaj dhe ti ishe zgjedhja ime e pare per realizimin e ketij klipi. Faleminderit qe kape momentet me te bukura. Te jam mirenjohese! Eugent Bushpepa ishte privilegj per mua te te kisha pjese te ketij krijimi qe per mua do te thote shume. Pjesemarrja jote ne te do te jete nje nga kujtimet me te bukura per mua. Adorela & Alban Nuk gjej asnjehere fjalet e duhura t’ju falenderoje mjaftueshem. Ju i dhate jete endrres time. Ju dua!”, ka shkruar ajo.

Beatrix Ramosaj ka kohë që është shkëputur nga muzika dhe për herë të fundit ka publikuar një këngë në vitin 2017-të.

LEXO EDHE:

Back to top button