Grashkoska: Inspektorët kanë kryer 5.503 kontrolle, është mbyllur një objekt në Kumanovë

Kryetarja e Këshillit të Inspektoratit Shtetërorë, Magdalena Filipovska-Grashkoska në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se inspektorët në periudhën prej 2 deri më 8 nëntor kanë kryer 5.503 kontrolle, ndërsa është mbyllur një objekt në Kumanovë, për shkak se është konstatuar se nuk janë respektuar masat për parandalimin e Covid-19.

“Për gati dy javë, inspektorët kanë vepruar në përputhje me autorizimet e reja. Mund të thuhet se është ulur numri i shkelësve të masave, por subjekte të caktuara ende nuk i përmbahen masave. Shërbimet e inspektimit do të vazhdojnë të punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk do të ketë tolerancë për askënd”, tha mes tjerash Grashkoska.

LEXO EDHE:

Back to top button