Shahpaska: Gjendja në çerdhe është stabile

Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, deri të premten e kaluar të prekur nga Kovid-19 janë regjistruar 120 të punësuar dhe 18 fëmijë.

“Gjendja në çerdhe dëshmoi se kur respektohen masat dhe protokollet e rekomanduara nga Komisioni për Sëmundje Infektive, rreziku për tu infektuar nga Kovid-19 është shumë i vogël. Infektimi nëpër çerdhe vjen nga jashtë çerdhes. Tregues për këtë është numri i madh i të infektuarve të të punësuarve në çerdhe”, deklaroi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska.

Shahpaska sqaroi se në nivel javor Ministria dërgon raport deri tek Komisioni për Sëmundje Infektive e cila në bazë të të dhënave në terren e ndjek gjendjen epidemiologjike dhe sjell vendime të cilat ia rekomandon Shtabit të Krizës për atë se si duhet të sillemi në periudhën e ardhshme.

“Raporti i fundit të cilin e dërguam deri tek Komisioni ishte të premten e kaluar dhe deri atëherë ishin të regjistruar 120 të punësuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe 18 fëmijë. Kur them të punësuar këtu kam fjalën për edukatorë, përkëdhelës, kuzhinier, personel teknik dhe kuadër tjetër. Nga këto 120 persona të infektuar, 51 persona janë edukator, 50 përkëdhelës, ndërsa 19 të tjerët personel teknik”, tha Shahpaska, duke shtuar se numri i personave që kanë hyrë në izolim është tejet i madh, diku mbi 1200 fëmijë të cilët kanë pasur kontakt me të punësuar në çerdhe, në fakt ata nuk janë pozitiv por janë larguar për shkak të sigurisë së tyre”, tha Shahpaska.

LEXO EDHE:

Back to top button