Reagon Ahmeti: Jo mbylljes me këso kritere e pa ndihmë ekonomike për bizneset

I pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj masave të reja ndaj COVID-19 e të cilat u prezantuan nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Masat më të rrepta që do të hynë në fuqi këtë të premte, janë për komunat që janë në zonën e kuqe, ku veprimtaria ekonomike do të lejohet nga ora 05:00 deri në orën 19:00, pas kësaj ore do të mbyllen të gjitha, përfshi edhe lëvizjen e qytetarëve.

Për cka Ahmeti në ‘facebook’ ka shkruar se “Sistemi i qeverisë për masa, Prishtina në zonën e kuqe, e Lypjani e Gracanica zonë e gjelbërt thua se jemi qindra kilometra larg. Në qoftë se një komunë nuk e teston askënd, pra nuk ka raste pozitive atëherë është në zonën e gjelbërt. Prishtina me 12000 teste natyrisht se ka me dal me numër më të madh se sa Ferizaji me 350 teste. #jombylljes me keso parimesh e kriteresh! #jombylljes pa ndihme ekonomike për bizneset dhe qytetarët”.

LEXO EDHE:

Back to top button