Dhjetëra denoncime në MASH, kryesisht për dhunë ose ngacmim

Dhjetëra denoncime në MASH, kryesisht për dhunë ose ngacmim

Gazetare: Ajnur Bafqari

Në adresën elektronike për denoncimin e dhunës brenda një kohe të shkurtër kanë mbërritur dhjetëra porosi, disa prej të cilave janë raportime nga nxënës se kanë qenë viktima të dhunës të një forme të caktuar. Kështu njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të cilët adresën elektronike prijavinasilstvo@mon.gov.mk ose paraqitdhunë@mon.gov.mk e hapën pas vrasjes në një shkollë në Serbinë fqinje.

“Janë marrë rreth 20 mesazhe, disa prej tyre janë sugjerime të ish-pedagogëve se si të ndikohet në dhunën e bashkëmoshatarëve, dhe disa janë raportime nga nxënës se kanë qenë viktima të një forme të caktuar të dhunës së bashkëmoshatarëve për të cilët përgjegjëse është Inspektorati Shtetëror i Arsimit”, njoftojnë nga MASH.

Nga Inspektorati thonë se numri i paraqitjeve është rritur dhe ata po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj.

“Prej ndodhive të fundit që ndodhën në Serbi, parashtresat janë shtuar tek ne, vetëm në 3 katër ditët kemi 10 parashtresa të reja, që ka të bëjë me dhunë ndaj nxënësve dhe ne si Inspektorat i kemi shqyrtuar ato raste dhe kemi marrë masa…Inspektorati konkretisht merr masa që mos të ketë ripërsëritje dhe t’i udhëzojmë drejtorët e shkollave që menaxhimin ta bëjnë sa më efikas në organizimin e procesit edukativo-arsimorë… ”, deklaroi Halit Ferati, Inspektorati i Arsimit dhe Shkencës.

Drejtoresha e shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” Sonja Kirovska tha se kanë zhvilluar një sërë mbledhjesh interne si dhe takime me nxënës, prindër, përfaqësues të komunës Qendër, dhe të institucioneve tjera relevante.

“Instruksionet e fundit që na I dhanë ishin që të kemi kujdes, të shohim nëse ndonjë fëmijë ka ndonjë mjet që mund të lëndoj ndonjë fëmijë tjetër, mos dashtë zoti ndonjë pistoletë, thikë, apo çfarëdolloj mjeti me të cilin mund ta lëndojnë dikë, ose të shkaktojë ndonjë problem psikologjik. Këtë menjëherë duhet ta paraqesim në polici… Sot pasi morëm informacionet nga MPB, shërbimet bashkë me mua kaluam tek të gjitha klasat, I njoftuam nxënësit se duhet pasur kujdes çfarë merret me vete në shkolla, theksuam se ndonjëherë edhe nëse mbajnë ndonjë mjet qoftë edhe për shaka, mund të bartin shumë përgjegjësi”, u shpreh Sonja Kirkovska, Drejtoreshë e Sh.F. Kiliri dhe Metodi.

Ajo u bën thirrje të gjithë aktorëve në shoqëri që të kontribuojnë në përmirësimin e situatës. Ministria e Arsimit tashmë ka nisur fushatën “Së bashku t’i japim fund dhunës ”ku të gjitha shkollave u janë dërguar porosi për të ndërtuar mjedis shkollor paqësor pa asnjë formë dhune. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button