Shkencëtarët amerikanë po i kthejnë zogjtë e ngordhur në drone

Shkencëtarët amerikanë po i kthejnë zogjtë e ngordhur në drone

Shkencëtarët në New Mexico po u japin jetë të re zogjve të ngordhur me një qasje jokonvencionale për kërkimin e kafshëve të egra, pasi ata i kthejnë zogjtë e mbushur në dronë për të studiuar fluturimin.

Dr. Mostafa Hassanalian, një profesor i inxhinierisë mekanike në Institutin e Minierave dhe Teknologjisë në Nju Meksiko, i cili drejton projektin, zbuloi se zogjtë artificialë, mekanikë nuk dhanë rezultatet që ai kërkonte.

– Na erdhi ideja që mund të përdorim zogj të ngordhur dhe të bëjmë dronë prej tyre – thotë ai.

Zogjtë e kthyer në dron aktualisht po testohen në një kafaz të ndërtuar në universitet dhe mund të përdoren për të kuptuar më mirë formimin e tufës dhe modelet e fluturimit. Kjo mund të zbatohet në industrinë e hapësirës ajrore, thotë Dr. Mostafa.

– Nëse mësojmë se si këta zogj e menaxhojnë energjinë mes tyre, në të ardhmen do të mund ta aplikojmë në industrinë e aviacionit për të kursyer më shumë energji dhe karburant – thotë ai.

Ndërsa shumë mendojnë se ngjyrosja e një zogu është një mënyrë për të tërhequr bashkëshortët ose për të kamufluar, Dr. Brenden Herkenhoff thotë se ngjyra gjithashtu ndikon në efikasitetin e fluturimit.

– Kemi kryer eksperimente dhe kemi gjetur se për avionin tonë me krahë fiks, aplikimi i një ngjyre të caktuar mund të ndryshojë performancën e fluturimit. Besojmë se e njëjta gjë vlen edhe për zogjtë – thotë ai.

Prototipet e zogjve të mbushur fluturojnë për maksimumi 20 minuta, kështu që faza tjetër është gjetja e një mënyre për t’i bërë ata të fluturojnë më gjatë dhe për të kryer teste në natyrë midis zogjve të gjallë, thotë Dr Mostafa.

LEXO EDHE:

Back to top button