Dhunë ndaj pacientëve në spitalin psikiatrik

Dhunë ndaj pacientëve në spitalin psikiatrik

Një inspektim i jashtëzakonshëm është bërë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, në Spitalin e Psikiatrisë. Në rrjetet sociale këto ditë janë shfaqur video ku shihet se si pacientët e shtruar në spitalin psikiatrik në Bardovc po rrahin një pacient të sapoardhur, ndërsa rrahja regjistrohet me celular. Masa kanë ndërmarrë edhe nga Ministria e Brendshme, ku çështja po trajtohet për ushtrim të dhunës. Drejtori i Klinikës Muhsin Arifi përmes një kumtese ka thënë se pacientët agresivë, të cilët po përlesheshin me njëri-tjetrin, janë vendosur në një departament gjyqësor ku pacientët trajtohen me masë të shqiptuar nga gjykata kompetente. “Pas incidentit kam marrë të gjitha masat e sigurisë për mbrojtjen e pacientëve dhe kam njoftuar institucionet kompetente që aktualisht po kujdesen për sigurinë. Pres një zgjidhje institucionale të rastit në kohën më të shkurtër të mundshme dhe ndërkohë kam filluar të vendos masa dhe mekanizma për parandalimin e ngjarjeve të tilla fatkeqe në të ardhmen”, tha Arifi në kumtesën e tij.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button