Dhurata e çmendur e Mesit për bashkëlojtarët e Argjentinës

Dhurata e Lionel Messit për skuadrën dhe stafin e kombëtares së Argjentinës mund të ketë qenë pak e vonuar, por pritja e tyre padyshim ia ka vlejtur.

Kapiteni i Argjentinës bëri një gjest të veçantë dhe mjaft të shtrenjtë për hir të shokëve të tij të ekipit dhe stafit teknik të skuadrës, pasi porositi 35 iphone 14 të veshur me ar 24 karatësh dhe të gdhendur emrin e secilit prej tyre, me një shifër totale të shpenzuar prej 200 mijë eurosh.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Ben Lyons, pronar i kompanisë “iDesign Gold” dhe në fakt të dy kanë pasur një takim në Paris, me rastin e çmimit të Messit si lojtari më i mirë i FIFA-s.

“Leo donte të bënte diçka të veçantë dhe të bukur për të festuar arritjen e madhe të fitimit të Kupës së Botës. Ai nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë, ai është një nga klientët tanë më besnikë dhe na kontaktoi disa herë pasi fitoi Kupën e Botës. I ofrova telefonat iphone me ar 24 karat dhe me emrat e secilit të gdhendur në to dhe ati i pëlqeu ideja”, tha Ben Lyons, pronari i kompanisë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button