Dialogu Kosovë-Serbi, në Uashington, Obrajan: Diskutimet e çojnë përpara paqen


Në Shtëpinë e Bardhë sot takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nikoqirë të takimit janë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell. O’Brien një ditë më parë ka thënë se diskutimet në Shtëpinë e Bardhë, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Është paralajmëruar se projektet infrastrukturore do të jene temat e takimit në Shtëpinë e Bardhë. Në kuadër të kësaj, pritet finalizimi i marrëveshjeve për transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor mes Kosovës dhe Serbisë, çështjet mbi të cilat dy vendet në fillim të këtij viti kanë arritur pajtim me qëllim të normalizimit të transportit, me ndërmjetësimin e Grenellit.

LEXO EDHE:

Back to top button