SHBA, shpërndarja e vaksinës në fund të tetorit – ALSAT-M


Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u ka kërkuar zyrtarëve të shëndetit publik në të 50 shtetet amerikane të përgatiten për shpërndarjen e një vaksine potenciale të koronavirusit për grupet me rrezik të lartë ndoshta qysh në fund të tetorit. Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive Dokumentet e postuara në internet nga Nju Jork Tajms tregojnë se CDC-ja po përgatitet që një ose dy vaksina të COVID-19 të jenë në dispozicion në sasi të kufizuara qysh nga fundi i tetorit. Vaksinat do të viheshin në dispozicion pa pagesë së pari për grupet me rrezik të lartë duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, personelin e sigurimit kombëtar dhe banorët dhe stafin e azileve për të moshuarit. Rregullatorët në mbarë botën në mënyrë të përsëritur kanë thënë se shpejtësia e zhvillimit nuk do të rrezikojë sigurinë e vaksinës, pasi rezultatet do të burojnë nga kryerja e provave paralele të bëra në sekuencë.

LEXO EDHE:

Back to top button