Dibala rikthehet me gol, Juve mund Napolin (VIDEO)

Juventusi ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Napolit për të marrë pikët e plota në këtë ndeshje. Federico Kiesa asistoi një top shumë të mirë për Kristiano Ronaldon dhe ky i fundit e konkretizoi atë në gol për të hapur serinë e golave në ndeshje.

 

 

 

 

Gjatë pjesës së dytë pamë edhe rikthimin e argjentinasit Paolo Dibala, i cili la shenjë në këtë ndeshje duke shënuar një gol mjaftë të bukur. Në përfundimin e ndeshjes, Lorenzo Insinje konkretizoi penalltinë e shkaktuar nga Xhorxhio Kiellini, për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.

Me këtë fitore, Juventus tani janë në kuotën e 59 pikëve, vetëm një më pak sesa vendi i dytë, AC Milan.

Theksojmë se në këtë ndeshje luajti edhe Amir Rrahmani, mirëpo gjithçka çfarë bëri është vetëm ndëshkimi me karton të verdhë.

LEXO EDHE:

Back to top button