Dibër, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Nesër në komunën e Dibrës do të votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Gjatë të dielës banorët e kësaj komunë do të mund të votojnë në 27 vendvotime për të përzgjedhur njërin nga dy kandidatët që janë në garë, që t’i besojnë drejtimin e komunës në fjalë për 4 vitet e ardhshme. Të drejtën e votës sot e ushtrojnë të burgosurit, të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara. Votimi është realizuar në 4 burgje në vend ku kryejnë dënimin 15 qytetarë që kanë të drejtë vote për komunën e Dibrës. Në këtë Komunë gjithsej janë të regjistruar 19.211 votues. Qytetarët e Dibrës do të votojnë për herë të tretë në këto zgjedhje lokale. Pas votimit në raundin e parë, KSHZ doli me vendim që në Dibër më 31 tetor duhet të ri përsëritet votimi. Pas vendimit të Gjykatës Administrative, KSHZ-ja informoi se Dibra do të votojë edhe në rreth të dytë, pra më 14 nëntor, pasi pas votimit të përsëritur asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të sigurojë përqindjen e nevojshme për t’u shpallur fitues.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button