Digjet autobusi dy katëshe i JSP “Shkup”, nuk ka të lëndur

Sot pasdite rreth orës 18.30 është djegur autobusi dykatësh i JSP “Shkup”. Në autobus ndodheshin rreth 40 pasagjerë, por për shkak të ndërhyrjes në kohë dhe të shpejtë të drejtuesit të mjetit nuk ka të lënduar.

Sipas ndërmarrjes publike, autobusi ka qenë duke udhëtuar në linjën 7 dhe ka qenë duke lëvizur nga Lisica për në Qendër. Në afërsi të fabrikës “Rade Koncar” në bulevardin e Brigadës së Tretë Maqedonase, shoferi nga pasqyra e pasme ka vërejtur tym nga pjesa e pasme e autobusit. Ai menjëherë është ndalur, ka evakuuar të gjithë pasagjerët nga autobusi dhe ka thirrur zjarrfikësit e qytetit të Shkupit.

“Zjarri ka rënë pranë motorit dhe ka prekur instalimin. Për një kohë shumë të shkurtër është shuar nga zjarrfikësit dhe përveç mburojës materiale nuk ka pasagjerë të lënduar”, thonë nga JSP “Shkup”.

Ekipet e MPB-së kanë bërë kallzim, ndërsa pritet kontroll nga Prokurori Publik dhe Krim Teknikës.

Kjo nuk është hera e parë që një autobus dykatësh kinez i vihet flaka. Dy vite më parë edhe një autobus i linjës 5 ka marrë flakë në lagjen Gjorçe Petrov.

LEXO EDHE:

Back to top button