Dimitrievski: Shumica e votave tjera kanë ardhur nga BDI-ja dhe subjekte të tjera politike, duhet të jeni falënderues

Dimitrievski akuzon Ilievskin se nuk është falenderuese ndaj BDI-së pasi shumë vota i kanë ardhur nga BDI dhe subjektet tjera politike.

“Ju z.Ilievski t’i ndizni qirinj BDI-së sepse një kandidat i tillë i LSDM-së sime ka arritur të fitojë 7-8 mijë vota ndërsa votat tjera kanë ardhur nga BDI-ja dhe subjekte të tjera politike dhe duhet të jeni falënderues. Unë e respektoj BDI-në, kanë anëtarësi të shkëlqyeshme, por për fat të keq ka lidership që nuk do të jetë pjesë përbërëse e pushtetit të ardhshëm lokal në Kumanovë sepse do të ketë partnerë të ri dhe njerëz që do të punojnë shumë më shumë për shoqërinë dhe të gjithë qytetarët në kuadër të bazave parimore por përfundimisht do t’ju them se në rrethin e dytë zgjedhor do të humbisni edhe më shumë. Unë nuk kam humbur vota por i kam mbajtur votat që i kishte Maksim Dimitrievski.

LEXO EDHE:

Back to top button