Ilievski: Z. Dimitrievski projektet që i premtoi, absolutisht asnjëri nuk është realizuar

Ilievski thotë që Dimitrievski në komunën e Kumanovës nuk është futur me vizion, plan apo strategji sa çfarë do të bëjë. Ai thekson se projektet që janë premtuar nuk janë realiyuar asnjëra, dhe tërë kohën kërkon arsyetime.

“Rreth gazifikimit duhet të themi se kur të futeni në komunën e Kumanovës, fillimisht duhet të keni vizion, plan dhe strategji se çfarë do bëni. Z. Dimitrievski nuk u fut me këtë vizion dhe strategji. Prandaj projektet që i premtoi, absolutisht asnjëri nuk është realizuar. Prandaj tani tërë kohën kërkon arsyetime. Me katër mijë metra rrjet gazifikimi në Kumanovë për katër vite këto janë të dhëna dëshpëruese. Që në vitin 2017 e ka premtuar të njëjtën në programin e njëjtë. Kur thotë se do e gazifikojë tërë Kumanovën. Kemi burime alternative financiare me të cilat jemi të gatshëm të bëjmë tërë gazifikimin e Kumanovës. Për katër vite kishte kyçje të vetëm një institucioni në Kumanovë. Ndërsa institucionet e mëparshme janë kyçur nga ish kryetari./Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button