Dimitrov: Festa e sotme “Shën Klimenti” duhej të na bashkonte me Bullgarinë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov i ftuar në emisionin e sotëm “Programi 200”, deklaroi se festa e sotme “Dita e Shën Klimetit të Ohrit” ishte një ditë e cila duhej të bashkonte Republikën e Maqedonisë dhe atë të Bullgarisë. Dimitrov madje, theksoi se kjo ditë njëherazi ka qenë edhe temë diskutimi e Komisionit për Çështje Historike dhe Arsimore.

Reagimin e sotëm të Qeverisë nuk do ta quaja të ashpër, është një reagim real dhe i vërtetë. Ne angazhohemi për një qasje transparente në komunikim me opinionin dhe me shtetet tjera në politikë dhe mendoj se duhet të jemi të hapur edhe në momente të këtilla negative. Ishte shumë i qartë edhe ministri gjermanë për Europë, Rot i cili tha: Dëshpërim i madh dhe  se kjo ishte një goditje e hidhur për politikën e Bashkimit Evropian drejtë rajonit tonë të rrethuar nga vende anëtare të BE-së. Unë mendoj se ne duhet të jemi të qetë, të pjekur, të rritur dhe nuk duhet të  përsërisim gabimin e samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2009, kur iu qasëm një rrugë të tretë”, deklaroi Nikolla Dimitrov, duke theksuar se Republikës së Maqedonisë në njëfarë forme po i përsëritet ajo që ndodhi në Samitin e NATO-s, në Bukuresht në vitin 2009, kur Greqia bllokoi anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.

LEXO EDHE:

Back to top button