Kontesti, Dimitrov: Mposhtje e vërtetë, nëse dorëzohemi tani me Bullgarin

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në “Programi 200”, e pranoi dëshpërimin nga vetoja bullgare, megjithatë u shpreh se nuk duhet hequr dorë, por duhet vazhduar përpjekjet deri tek një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Në të kundërtën siç tha ai mposhtje e vërtet do të ishte pikërisht atëherë kur do të ngremë duart lartë dhe të dorëzohemi.

Mposhtja jonë e vërtetë do të ishte në rast se dorëzohemi dhe  ngremë duart, apo në rast se aq shumë fokusohemi në këtë çështje me Bullgarinë, të harrojmë se pse ne në fakt na duhet procesi paraqasës, a në fakt ky proces paraqasës na nevojitet që Evropën ta sjellim në shtëpi. Të jemi shumë më shumë se vendet që veçmë janë në Bashkimin Evropian.  Mendoj se nuk duhet të ngremë duart edhe nga gjetja e një zgjidhje me Bullgarinë. Ne kemi pozicione që qëndrojnë në një parim shumë të pastër. Në Bashkimin Evropian, në dokumentet kushtetuese siç është Marrëveshja e Lisbonës,  thuhet se Bashkimi Evropian e respekton dhe vlerëson dallimin mes popujve evropian, atë gjuhësor, kulturor, e kështu me radhë. Kështu që të flitet për çështje të identitetit të një vendi kandidat, nuk e tangon vetëm vendin kandidat, por edhe vetë Bashkimin Evropian”, deklaroi Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane. .

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button