Diplomatja nga Maqedonia gjendet e vdekur në Menheten të Nju Jorkut

39 vjeçarja me inicialet M.V nga Shkupi është diplomatja nga Maqedonia, e cila u gjet e vdekur në një banesë në Menheten të Nju Jorkut. Policia dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi në shtëpinë e saj ka gjetur ilaçe të ndryshëm, kryesisht qetësues. Diplomatja ka jetuar e vetme në një banesën në katin e katërt, ndërsa fqinjët e përshkruajnë si grua e qetë. Rasti u zbulua, kur sipas dëshmitarëve një diplomat kishte mbërritur dhe po pyeste për të dhe në momentin kur nuk mori përgjigje kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe ndihmës së shpejtë. Ndërsa sipas informacioneve të “Nju Jork Post” menjëherë pas ndihmës së shpejtë në shtëpinë e 39 vjeçares ka mbërritur edhe një diplomat nga Maqedonia. Jozyrtarisht, diplomatja vuante nga depresioni një kohë më të gjatë përpara se ti jepte fund jetës. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë e konfirmuan ngjarjen duke theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në SHBA për detajet lidhur me ngjarjen tragjike.

“Nga misioni i Përhershëm i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork morëm lajmin e hidhur, për humbjen e anëtares së misionit tonë, diplomat karriere në Ministrinë e Jashtme”, theksuan nga MPJ.

LEXO EDHE:

Back to top button