Kane Tanaka, gruaja më e moshuar në botë

Kane Tanaka, është gruaja më e moshuar e gjallë në botë. Ajo sot ka mbushur 118 vjet. Japonezja është e njohur edhe nga Libri i Rekordeve të Guinessit si gruaja më e vjetër në botë. 118-vjeçarja ka lindur më 2 janar 1903 ndërsa ditëlindjen e festoi në një shtëpi kujdesi në Fukuoka të Japonisë Perëndimore ku ajo jeton. Me duartrokitje dhe buzëqeshje, Tanaka thotë se planifikon të jetojë deri në moshën 120-vjeçare. “Tanaka është në gjendje të mirë shëndetësore, ushqehet tre herë në ditë dhe ushtron ndërsa për shkak të COVID-19, nuk i lejohet të takohet me asnjë të afërm”, ka thënë nga shtëpia e kujdesit.

LEXO EDHE:

Back to top button