Disa mënyra për trajtimin e dhimbjes së dhëmbit te fëmijët

Disa mënyra për trajtimin e dhimbjes së dhëmbit te fëmijët

Ndërkohë që dhimbja e dhëmbit te fëmijët mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar, ka disa mënyra të lehta për lehtësimin e gjendjes, raporton India.com.

Shpëlarja e gojës me ujë të ngrohtë dhe krip disa herë në ditë, ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe është dezinfektues natyral duke përmirësuar gjendjen në zonën e dhëmbit të prishur.

Kompresat e ftohta ndihmojnë në mpirjen e zonën ku qëndron dhëmbi i prishur dhe si rezultat lehtësohet dhimbja dhe reduktohet ënjtja.

Erza e karafilit është antioksidant i fuqishëm i cili lufton bakteret brenda gojës duke zvogëluar edhe dhimbjet nga dhëmbët e prishur. Mund të përdoret edhe vaji i karafilit duke e vendosur me një copë të vogël pambuku e duke e prekur dhëmbin e prishur.

Hidratimi dhe ngrënia e ushqimit të shëndetshëm është mënyrë e mirë që dhëmbët të qëndrojnë të shëndetshëm e të mos prishen. Pirja e ujit parandalon grumbullimin e baktereve te dëmshme që vijnë nga ushqimi e që mund të shkaktojnë prishje të dhëmbëve. Konsumimi i pemëve e perimeve është esenciale te fëmijët në mënyrë që të kenë dhëmbë të shëndetshëm e të mos infektohen nga konsumimi i ushqimit të dëmshëm me sheqer të shtuar.

Mbajtja e higjienës së gojës te fëmijët është po ashtu shumë me rëndësi. Dhëmbët duhet larë patjetër dy herë në ditë, ndërkohë që këshillohet të lahen edhe pas konsumimit të ushqimit. Kujdesi ndaj higjienës së dhëmbëve do të parandalojë infeksionet dhe në rast të dhimbjes, larja e dhëmbëve ndihmon.

Për lehtësim të dhimbjes së dhëmbit fëmijët duhet të konsumojnë ushqim të butë e pa sheqer të shtuar si jogurti, orizi apo tërshëra. Rekomandohet gjithashtu që ushqimi të mos servohet shumë i ngrohtë gjatë periudhës problematike sepse mund të rrit inflamacionin.
Këshillohet gjithashtu të bëhen kontrolle të rregullta te stomatologu.

LEXO EDHE:

Back to top button