Disa persona besohet se janë zënë peng te një sinagogë në Teksas

FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit janë duke asistuar për një “situatë me pengje” në sinagogën Congregation Beth Israel në Colleyville, Teksas, sipas Dara Nelson nga Policia e Colleyville.

Një zyrtar i zbatimit të ligjit i njohur me hetimin tha për CNN se besohet të jenë të paktën katër pengje, transmeton Telegrafi.

Nuk ka të lënduar për momentin, tha Nelson, duke shtuar se policia ka evakuuar zonën.

“Negociatorët e FBI-s janë ata që kanë kontakt me personin në ndërtesë”, ka deklaruar Neslon, duke shtuar se nuk ka për momentin kërcënim për publikun e gjerë.

Policia iu kërkon qytetarëve që të shmangin zonën. Colleyville ndodhet rreth 15 milje në verilindje të Fort Worth.

LEXO EDHE:

Back to top button