Disa raste të PSP-së do të nisin nga e para

Pasi disa raste të PSP-së, pas disa vitesh gjykim, do të fillojnë nga fillimi, kryeministri Zaev nuk beson që disa prej tyre mund të vjetrohen. Kreu i Qeverisë ka marrë garanci nga ministri i Drejtësisë se shkarkimi i gjykatësit apo pensionimi i gjykatësit- porotë nuk i rrezikon lëndët e ish Speciales. Shumë prej tyre, sipas të gjitha gjasave, do të gjykohen prej në fillim pasi u shkarkua porota Mitko Sandev dhe gjykatësi Goran Boshevski.

 “Sipas ligjeve, kur një gjykatës i porotës shkon në pension dhe e përfundon mandatin e tij, de fakto, lënda kthehet në gjykim të serishëm. Por ka praktikë kur në një seancë lexohen të gjitha provat e mëparshme, dëshmitarët dhe procedura kthehet në fillim. Kjo është shpresa që asnjë lëndë të mos humbet. Nuk mund ta ndaloni njeriun që dëshiron të shkojë në pension dhe ta mbani jashtë kushteve të tij për pensionim”- deklaroi Zoran Zaev.

Por, praktika deri tani tregon se nëse një anëtarë i porotës shkon në pension ose shkarkohet ndonjë gjykatës, prokurorët dhe avokatët në më shumë raste kërkojnë që lënda të kthehet nga e para. Për shembull, rasti “Titanik” për mashtrime zgjedhore duhet të ketë fillim të ri. Pas tre vitesh gjykim dhe me epitetin si lëndë kryesore e PSP-së, provat e prezantuara nga prokuroria dhe 150 dëshmitarëve të dëgjuar, lënda kthehet nga fillimi. Nga e para nis edhe lënda “Tenderët” për ndërtimin e Muzeut të VMRO-së, njëjtë edhe lënda për autostradën kineze, pastaj rastet “Talir1” dhe “Talir 2” për financimin e VMRO-DPMNE-së dhe ndërtimin e Pallatit të bardhë.

Bojan Stojanovski

 

LEXO EDHE:

Back to top button