“Ohridska banka” bashkohet me “Sparkassen”

“Ohridska Banka” edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Sparkase Bank- Maqedoni. Me shkrirjen, tani Sparkase është ngjitur në vendin e katërt të tregut bankar në vendin tonë. Sipas të dhënave të udhëheqjes, kjo bankë tani e ka rritur numrin e klientëve dhe pjesëmarrjen në popullatë për 13,4% kurse te kompanitë 15,1%. Pjesëmarrja e kësaj banke në tregun devizor do të jetë 25%. Shuma e përgjithshme e përgjithshme e parave që i ka në dispozicion Sparkase bank në Maqedoni është rritur në më shumë se 1 miliard euro.

 “Jam i kënaqur që e kemi rritur pjesëmarrjen tonë në Maqedoninë e Veriut për thuajse tre herë dhe jemi bërë grupacioni referent bankar në vend. Së bashku me fuqinë e grupacionit Erste, synimi jonë është ta rrisim kontributin edhe më shumë në vitet e ardhshëm”- deklaroi Georg Buher- kryetar i Këshillit monitorues të Sparkase Banka- Maqedoni.

Drejtori ekzekutiv i Shparkase Bank thotë se në bankë çdo e treta familje në Maqedoni ka llogari, ndërsa 2/3 e kompanive multinacionale të pranishme i kryejnë transaksionet e tyre përmes kësaj banke.

 “Kjo është bankë në të cilën do të veprojmë sikur në supermarket financiar, ku secili do mund t’i kënaq nevojat e veta dhe të zgjedhë atë që është më e nevojshme dhe i sjellë vlerë të shtuar”- pohoi Gligor Bishev, drejtor ekzekutiv i Shparkase Bank Maqedoni.

 Banka Shparkase tashmë shërben më shumë se 140 mijë klientë në vend. Ka më shumë se 35 filiale dhe rrjet të gjerë të bankomateve në afërsisht 100 lokacione në mbarë vendin. Ky ishte rasti i parë i bashkimit të dy bankave në vend.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button