Disfata për skuadrat nga Anxhelosi, mundet edhe Millouki

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers është mundur me rezultat 114-104 nga Feniksin në fushën e saj. Ishte një sfidë në përgjithësi e ekuilibruar dhe e vendosur në fund në favor të miqve, që ngjiten në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Shariq me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë për Feniks Sans, duke i bërë të pavlefshme 38 pikët e LeBron Xhejmsit, që i vetëm nuk mund të bënte asgjë.

Humbet edhe Milluoki, që u mund 128-97 nga Denver Nagets. Lojë e dobët e Buksave, me Xhianisin autor i 27 pikëve, ndërsa për Nagets të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Ai që bëri diferencën ishte Nikola Jokiq me një “triple double” (37 pikë, 10 kërcime dhe 11 asiste).

Mbrëmje zhgënjyese edhe për Los anxhelos Klipers, që u mundën 117-112 nga Bostoni, duke mos përfituar nga humbjet e rivalëve. Xhorxhe realizoi 32 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Bostonin u dallua Uallker me 25 pikë (38 pikë i realizuan lojtarët e stolit).

NBA – Rezultatet

Uashingtoni – Memfisi, 111-125

Bostoni – Klipers, 117-112

Miami – Atlanta, 80-94

San Antonio – Nju Jork, 119-93

Milluoki – Denver, 97-128

Lejkers – Feniks, 104-114

LEXO EDHE:

Back to top button