Disfatë për kampionin, Golden Stejt s’ka të ndalur

" "

Milluoki Baks, kampionët në fuqi në NBA, nuk janë formë të mirë, pasi që u mundën nga Uashingtoni me rezultat 94-101. Dhe me disfatën e radhës, kjo skuadër zbret në pozitën e 10-të në renditen e Konferencës së Lindjes. Antetokounmpo realizoi 29 pikë e 18 kërcime për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa te skuadra e Uashingtonit, u dallua Beal me 30 pikë.

Ndërkohë skuadra e Golden Stejtit është për momentin ekipi më i mirë në NBA, duke shënuar fitoren e tetë. Golden Stejti shënoi fitore me rezultat 120-107 kundër Hjustonit, në një sfidë ku Poll realizoi 25 pikë ndërsa Kerri shtoi edhe 20 pikë të tjera. Zhgënjen ekipi i Juta Xhazzit, që i mund 107-100 nga Orlando, humbja e dytë radhazi. Koll Entoni me 33 pikë ishte më i miri për Orlando.

 

Rezultatet

Nju Jork – Klivlendi 109-126

Orlando – Juta Xhaz 107-100

Sakramento – Indiana 91-94

Uashingtoni – Milluoki 101-94

Oklahoma – San Antonio, 99-94

Golden Stejt – Hjuston 120-107

L.A.Klipers – Sharlot 120-106

LEXO EDHE:

Back to top button