“Mesi, vazhdimisht ishte në vështirësi në komunikimin me stafin teknik”

" "

Sulmuesi Lionel Messi u largua nga Barcelona në verë si legjenda më e madhe në klub. Por, një libër thotë, se argjentinasi nuk ishte gjithmonë lehtë që të kuptohet te Barcelona.  Autori Aleksandre Julliard në librin “Messi i pathyeshëm”, ka shkruar se argjentinasi ka hasur në vështirësi të komunikojë me pjesëtarët e stafit, derisa nëse nuk do ishte titullar, preferonte të mos stërvitej.

“Për vite te Barcelona, Mesi ishte person i vështirë që të kuptohet. Ka pasur probleme me komunikim dhe nuk ishte e lehtë.  Kur diçka e ka shqetësuar, është kuptuar përmes një personi tjetër që ka qenë lajmëtari i tij, ose përmes një qëndrimi të dobët. Nëse një ditë zëvendësohej, ose ishte zëvendësues gjatë lojës, ditën tjetër nuk donte të shkonte për t’u stërvitur,” thuhet mes tjeras në librin “Messi i pathyeshëm”.

Kujtojmë se Lionel Messi fitoi 10 herë La Liga-n para se t’i bashkohej PSZH-së në muajin gusht, derisa për momentin ka dështuar te klubi francez, ku ende nuk di për gol në Ligue 1.

LEXO EDHE:

Back to top button