Dita e Evropës, festime në Shkup

Dita e Evropës, festime në Shkup

Gazetar: Lluka Andreev

Dita e Fitores mbi Fashizmin dhe Dita e Evropës u shënuan me vendosjen e luleve të freskëta para monumentit të “Çlirimtarëve të Shkupit”, si dhe me fjalime, në të cilat mbizotëruan procesi i integrimit evropian i vendit dhe sfidat e luftës në Ukrainë.

Kryetari i Lidhjes së Veteranëve, Nikolla Stojanovski, tha se lufta nacionalçlirimtare është pjesë e proceseve shtetformuese, që synojnë synime demokratike dhe progresive.

“Puna, idetë dhe veprimtaritë tona kanë për qëllim vigjilencën e vazhdueshme civilizuese antifashiste. Negacionet aktuale nuk godasin teknokracinë, por luftën tonë fitimtare dhe kulturën tonë, të ruajtur dhe ndërtuar me atë luftë”, tha Nikolla Stojanovski – Kryetar i Lidhjes së Luftëtarëve.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se vetëm me unitet rreth vlerave evropiane BE-ja, mund të përballet me sfidat e fundit.

“Le të tregojmë së bashku se jemi gati të bëjmë hapin historik, dhe të fillojmë negociatat e zgjerimit të BE-së, me vendet e Ballkanit Perëndimor. Me kufijtë e rinj, Bashkimi Evropian do të bëhet lojtar edhe më i madh ekonomik dhe politik në skenën botërore…”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Sipas ambasadorit, Dejvid Gir, BE-ja nuk është e plotë pa vendet e rajonit, ndërsa ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërns tha se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë një partneritet që shikon nga e ardhmja.

“Është në interesin strategjik të BE-së dhe rajonit, që procesi i anëtarësimit të ecë përpara tani. Në praktikë, kjo nënkupton hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, theksoi Dejvid Gir – Shef i Misionit të BE-së.

Kjo është arsyeja pse ne duam ta shohim Maqedoninë e Veriut, anëtare të Bashkimit Evropian, sa më shpejt të jetë e mundur. Aderimi juaj do të kontribuojë në një stabilitet më të madh në Ballkan dhe një prosperitet më të madh për Evropën…”, tha Kejt Meri Bërns- Ambasadore e Shteteve të Bashkuara.

Në këtë ngjarje nuk ishte i pranishëm presidenti Stevo Pendarovski, i cili në mesazhin e urimit tha se vetëm me dinjitet dhe respekt për të drejtën për vetëvendosje mund të flitet për Evropë të bashkuar./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button