Shkëndija, 2 deri 10 ndeshje pezullim të stadiumit!

Skuadra e Shkëndijës, gjatë javës së ardhshme do të përballet me dënime nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, për shkak të incidenteve të fundit në stadiumin në Tetovë, në sfidën ndaj FC Shkupit. Sipas rregullores së FFM-së, për sulm ndaj arbitrit anësor ose kryesor, pason dënimi nga 2 deri më 10 ndeshje, 100 kilometra nga stadium ku ka ndodhur incidenti. Ndërkohë nuk anashkalohen edhe dënimet në të holla, për edhe të piroteknikës ose sulmit ndaj një futbollisti të skuadrës mysafire.  Vendimin final do të shqiptojë Komisioni Disiplinor.

Skuadra e Shkëndijës në ditët në vijim do të përballet me dënim të rëndë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, pas incidenteve që ndodhën brenda dhe jashtë stadiumit të Tetovë, në sfidën ndaj FC Shkupin, që u mbyll me barazim dhe pa gola. Sot dhe nesër do të duhet të pritet raporti përfundimtar i delegatit, komisarit dhe referëve të ndeshjes në Tetovë, pas së cilës, vendimi për ndëshkim do të merr Komisioni Disiplinor, por duke dëgjuar edhe palët e involvuar, skuadrën e Shkëndijës dhe FC Shkupit.

Në bazë të rregullores, çdo sulm ndaj arbitrit, qoftë anësor ose kryesor, organizatorin e pret dënim me pezullim të terrenit, ku është zhvilluar ndeshja. Në bazë të vlerësimit të Komisionit Disiplinor të FFM-së, dënimi mund të jetë prej 2 e deri më 10 ndeshje të zhvillimit të sfidave të ardhshme plot 100 km nga stadiumi në Tetovë.

Mirëpo dënimet nuk do të përfundojnë këtu për KF SHkëndija, sepse, në “meny”-n e dënimeve do të jenë edhe lëndimi i futbollistit të FC Shkupit në fillim të pjesës së dytë, pastaj mjetet piroteknike që janë hedhur në terren dhe që kanë shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, si dhe thirrjet raciste, të cilat në sfidat evropiane, kanë sjell edhe dënime drakonike.

Informatat e fundit, thonë se Shkëndija pritet që të dënohet me pezullimin e stadiumit në Tetovë, ndërsa e pret edhe dënim në të holla, nga 5 mijë e deri më 10 mijë euro. Mirëpo vendimi final për këtë çështje, do të merret gjatë javës së ardhme./Mahir Thaçi

LEXO EDHE:

Back to top button