Dita e Shëndetit Mendor, mjekët ngrenë alarmin: Trauma psikologjike e dhunës në Ukrainë, e paprecedentë që nga Lufta II Botërore

Dita e Shëndetit Mendor, mjekët ngrenë alarmin: Trauma psikologjike e dhunës në Ukrainë, e paprecedentë që nga Lufta II Botërore

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, shefat e shëndetësisë ngrenë alarmin se trauma psikologjike e dhunës në Ukrainë është e paprecedentë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas kreut rajonal të OBSH-së Hans Kluge pothuajse 10 milionë njerëz janë potencialisht në rrezik të çrregullimeve mendore.

“Pothuajse 10 milionë njerëz në kohën e tanishme janë potencialisht në rrezik të çrregullimeve mendore si stresi akut, ankthi, depresioni, përdorimi i substancave dhe çrregullimi i stresit post-traumatik ose PTSD,” shkruan Dr Hans Kluge, kreu rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

“Nevojat më të mëdha janë në zonat më të prekura nga konflikti, por popullatat në pjesë relativisht më të sigurta të vendit preken gjithashtu nga ankthi ose trishtimi, vështirësia për të fjetur, lodhja, zemërimi dhe simptomat somatike të pashpjegueshme. Këto janë të gjitha reagime normale ndaj situatave jonormale dhe, për shumicën e njerëzve, këto simptoma përmirësohen me kalimin e kohës, veçanërisht nëse ata mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore dhe të kenë akses në mbështetjen sociale – një sfidë në këtë kohë.”

Edhe mjekët pa kufij të cilët shërbejnë në luftë, sjellin dëshmitë e banorëve të prekur nga lufta.

Alla është ndër kategorinë e fundit dhe ka marrë mbështetje për shëndetin mendor nga Médecins Sans Frontières. Ajo arriti të largohej nga Kherson, një qytet në Ukrainën jugore nën pushtimin rus që në ditët e para të luftës, pas disa përpjekjeve.

“Kishte granatime çdo minutë, çdo sekondë – ditë e natë. Ata goditën vende rastësisht dhe njerëzit vdisnin. Kam njohur shumë njerëz që kanë vdekur, duke përfshirë edhe shokun tim. Ishte ende shumë e vështirë të largohesh nga shtëpia. Ne jemi këtu tani një strehë zhvendosjeje në rajonin e Dnipropetrovsk, por ne ende duam të shkojmë në shtëpi. Gjithçka është shkatërruar atje, por edhe nëse janë vetëm rrënoja, ajo është ende shtëpia jonë.”

Një tjetër dëshmi është e një nëne të quajtur Yevhenia, nga një fshat në rajonin e Khersonit. Ajo tha se rusët kishin përdorur shtëpinë e tyre ndërsa ata kaluan javë të tëra në bodrum. Burri i saj u qëllua dhe kaloi një muaj e gjysmë atje pa mjekim dhe ilaçe. Më 3 prill ata mësuan se djali i tyre kishte vdekur në luftë.
“Ne po shërohemi, por nuk mund të harrojmë atë që kemi kaluar. Ne nuk kemi shtëpi tani, ajo u shkatërrua. Por ne ende duam të kthehemi dhe të rindërtojmë fshatin tonë”, tha Yevhenia, duke folur nga një qendër zhvendosjeje në rajonin e Dnipropetrovsk.

“Ata kanë makthe, kanë frikë nga tingujt shumë të lartë. Dëmtimi i shëndetit mendor do të jetë trashëgimia më shkatërruese e luftës në Ukrainë”, thonë grupet e ndihmës, përfshirë Kryqin e Kuq dhe Médecins Sans Frontières, që kanë dërguar punëtorë të cilët janë të trajnuar në ofrimin e ndihmës së parë psikologjike.

Kryqi i Kuq i Ukrainës ka funksionuar gjithashtu një linjë telefonike kombëtare për mbështetjen e shëndetit mendor që mund të arrihet nga kushdo në vend.

“Kemi shumë kërkesa, po ashtu shohim efektet e njerëzve që kanë humbur shumë”, tha Anna Didenko, nga Kryqi i Kuq i Ukrainës.

“Ata janë të ndarë nga anëtarët e tjerë të familjes, fëmijët janë ndarë nga baballarët e tyre ndërsa shkojnë në pjesën perëndimore të Ukrainës ose jashtë vendit.

“Ne shohim reagimin ndaj stresit tek fëmijët. Ata janë më të mbyllur, nuk duan të integrohen, ose të flasin me prindërit ose fëmijët e tjerë. Ata kanë makthe, kanë frikë nga tingujt shumë të lartë. Për shembull, nëse dëgjojnë disa zhurma të forta, shumë të forta, fëmijët bien përtokë dhe vendosin krahët mbi kokë, nuk është e natyrshme.

Të paktën 6,114 civilë janë vrarë në luftë, duke përfshirë 390 fëmijë, sipas vlerësimeve të fundit të Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Rreth 7.6 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, ndërsa 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button