Hamilton parlajmëron Verstapenin dhe kolegët e tij për sezonin e ardhshëm

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, piloti britanik Luis Hamilton (Mercedes), ka përgëzuar rivalin e tij Maks Verstappen për titullin e dytë që holandezi fitoi të dielën në pistën e Suzuka (Japoni). Hamilton u rendit i pesti në këtë garë të kushtëzuar nga shiu dhe pista e lagur.

“Përgëzime Maks, zhvilloi një sezon i mirë dhe e meritoi titullin, duke shfrytëzuar çdo situatë që iu krijua në favor. Gjithsesi, vitin tjetër këshilloj të gjithë të kenë kujdes Mercedesin, pasi do të kemi një makinë më të shpejtë dhe pretende për titullin.

Ne e dimë se cilat janë problemet e makinës tonë dhe shpresoj t’i zgjidhim sa më shpejt. Ky sezon na shërbeu për të kuptuar se ku jemi dhe se çfarë mund të bëjmë ende në garat e mbetura. Gara e fundit në Japoni ishte e vështirë, por do të doja të garonim edhe në errësirë për tifozët”, u shpreh Hamilton.

LEXO EDHE:

Back to top button