Dita ndërkombëtare e parandalimit të vetëvrasjeve – ALSAT-M


Mesatarisht çdo vit 800 mijë njerëz i japin fund jetës dhe shumë më tepër se kaq tentojnë të vetëvriten.

OBSH thekson se vetëvrasjet nuk ndodhin vetëm në vendet me të ardhura të larta por është një fenomen global në të gjitha rajonet e botës. Në fakt 78% e vetëvrasjeve në botë ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

Lidhja mes vetëvrasjeve dhe çrregullimeve mendore, veçanërisht depresionit dhe çrregullimeve të përdoruesve të alkoolit, është e konsoliduar tashmë në vendet me të ardhura të larta, shumë vetëvrasje ndodhin menjëherë në momente krizash për shkak të mungesës së aftësisë për të përballuar streset e jetës siç janë problemet financiare, prishjet e marrëdhënieve në çift apo dhimbjet dhe sëmundjet kronike.

LEXO EDHE:

Back to top button