Seancë e re për rastin “Monstra”


Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës.

Rasti “Monstra” gjendet në procedurë dëshmie, ndërsa në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy persona të propozuar nga prokuroria.

Për rastin në fjalë akuzohen Halil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

LEXO EDHE:

Back to top button