“Divorci” mes Ronaldos e Junajtedit, dita ditës më evident

Pas mungesës në derbin kundër Man. Sitit gjatë fundjavës, ish-sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo, gjatë ditës së martë, nuk mori pjesë në seancën stërvitore të planifikuar për skuadrën e Ralf Rangnikut.

Sipas mediave britanike, pritet që kjo të përsëritet edhe në seancën e ditëve në vijim. Këto mungesa justifikohen nga “Djajtë e Kuq”, me problemet fizike, që deklarohet se e detyruan portugezin të humbas edhe dy ndeshje të tjera në muajin janar.

Megjithatë, dyshimet se marrëdhëniet mes Ronaldos dhe “Djajve të Kuq” janë në fundin e tyre, po shtohen çdo ditë e më shumë, me të ardhmen e portugezit që ende nuk dihet se cila do të jetë.

LEXO EDHE:

Back to top button