“Djajtë e Kuq”, 70 mln euro për sulmuesin e Lacios

Man. Junajted kërkon të bëjë një goditje të bujshme në merkaton e verës dhe në krye të listës së drejtuesve nga “Old Trafford” është Sergej Milinkoviç-Saviç. Të paktën kështu raportojnë mediat në Angli, sipas të cilave, “Djajtë e Kuq” kanë bërë gati ofertën prej 70 milionë eurosh për të bindur Lacion.

 

 

Mesfushori serb ka një kontratë deri në vitin 2024 me klubin bardhekaltër, që ndryshe nga vitet e shkuara, i ka ulur pretendimet ekonomike Mançesteri e sheh Milinkovic-Savic si pasuesin ideal të Pogbas, i cili e ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u larguar. Tashmë mbetet për t’u parë në rast se Junajtedi do të gjejë gjuhën e përbashkët me Lotiton dhe Taren sa i përket ofertës.

LEXO EDHE:

Back to top button