Spektakël në Vigo, por fitues del Sevilja (VIDEO)

Ndeshje spektakolare u zhvillua në “Estadio de Balaídos” të Vigos në mes Seltas dhe Sevillas, dy skuadra që synojnë pjesën e sipërme të renditjes së kampionatit spanjoll – galicianët për pjesëmarrjen në Ligën Europa, ndërsa andaluzianët për të ruajtur vendin e katërt, që u jep mundësi të luajnë në Ligën e Kampionëve.

 

Takimi u zhbllokua që në minutën e 7-të nga Kounde i Sevillas, i shërbyer nga Akunja, por në të 20-tën Aspas barazoi me 11-metërsh. I njëjti autor kaloi në epërsi Seltën vetëm tri minuta më vonë, i shërbyer nga Suarez, ndërsa në të 35-tën Fernando i Sevillas ktheu ekuilibrat në rezultat me golin e 2-2. Gjithsesi Selta shkoi në dhomat e zhveshjes në avantazh, falë rrjetës së Mendezit.

 

 

Në fraksionin e dytë Sevilja ishte më këmbëngulëse dhe presioni i skuadrës së Julen Lopeteguit u reflektua me dy gola në këtë pjesë me autorë Rakitiç dhe Gomez, finalizime që mjaftuan për të marrë të pikët e radhës.

LEXO EDHE:

Back to top button