Tushell kërkon kujdes dhe angazhim maksimal ndaj Portos

Edhe pse ka shënuar një fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë, trajneri i Çellsit, Tomas Tushell, ka kërkuar nga lojtarët e tij të kenë kujdes dhe të shfaqin seriozitetin maksimal në ndeshjen kthyese kundër Portos e cila zhvillohet të martën në orën 21:00.

 

 

Tuahel u shpreh i ngazëllyer me rikthimin e mesfushorit N’Golo Kante në skuadër edhe pse ende nuk ka vendosur nëse do të aktivizohet apo jo.

“Kante nuk ka pushuar dhe nuk është stërvitur sa duhet, jemi shumë të kënaqur me rikthimin e tij por do të vendosim vetëm nesër nëse do të luajë ose jo… Porto mund të jetë shumë e rrezikshme dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë. Nuk duhet të bazohemi tek rezultati i ndeshjes së parë, duhet të fitojmë sërish nesër ”, tha mes tjerash Tushel.

LEXO EDHE:

Back to top button