“Djajtë e Kuq” eliminojnë Uest Hemin, disfatë për Totenhamin

Man. Junajtedi arrin të kalojë në çerekfinale të “FA Cup”. “Djajtë e Kuq” mposhtën me përmbysje 3-1 në “Old Trafford” skuadrën e Uest Hemiy, në një sfidë emocionuese, sidomos në pjesën e dytë, ku gjithçka u vendos në minutat e fundit. Vendësit u befasuan në minutën e 54-t nga Benrahma, që shfrytëzoi një përgjumje të vendësve, të cilët menduan se topi kishte kaluar vijën anësore.

Kundërpërgjigjja e “Djajve të Kuq” ishte e menjëhershme. Fillimisht realizoi Kasemiro, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje, për të ardhur më pas te autogoli i Aguerd, në zhvillimet e një këndoreje të ekzekutuar nga Bruno Fernandes. Manchester Juanjted, në minutën e fundit realizoi golin e dytë me Garnaçon, ndërsa në kohën shtesë tundi rrjetën Fred.

Kaluan gjithashtu në çerekfinale edhe Grimsbi, që mposhti 2-1 Sautemptonin, Barnli, falë suksesit 1-0 ndaj Fletvudit, si dhe Shefield Junajted që iu imponua 1-0 Tottnehamit.

LEXO EDHE:

Back to top button