“Djajtë e Kuq” gati për merkato te Barcelona

Man. Junajted po përgatit një merkato me blerje faraonike në përpjekje për t’u rikthyer në krye të Anglisë dhe në Evropë. Siç raportohet nga “El Pais”, “Djajtë e Kuq” kanë vënë në shënjestër Frenki de Jongun dhe Ronald Arauhon, të dy lojtarë të Barcelonës.

Klubi katalanas në fakt nuk do të dëshironte t’i humbte dy lojtarët në merkaton e verës, megjithatë, dhe vet De Jong ka refuzuar kontaktet e Ten Hag-ut, në të kaluarën.

Jo vetëm kaq, Barcelona prej disa kohësh po punon për rinovimin e mesfushorit holandez, që skadon në vitin 2026. Kontrata e Arauho-s skadon gjithashtu në vitin 2026, por ndryshe nga De Jong, ai tashmë ka gjetur marrëveshjen për të rinovuar kontratën.

LEXO EDHE:

Back to top button