“Djajtë e Kuq” në merkato, kërkojnë mbrojtësin e Nicës

Skuadra e Man. Junajtedit është gati të ndërhyjë në merkato për të sjellë në “Old Trafford” mbrojtësin 23-vjeçar francez Zhan-Kler Todibo, që luan me Nicën në Ligue 1. Trajneri Erik Ten Hag është i pakënaqur nga rendimenti i mbrojtësve aktualë, ndërkohë që edhe dëmtimet kanë ndikuar në rezultatet e deritanishme.

Për këtë arsye, “Djajtë e Kuq” do të ndërhyjnë në merkaton e janarit, për të sjellë një element të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes. Todibo ka debutuar këtë vit edhe me kombëtaren e Francës, ndërkohë që ështëe aktivizuar në 11 ndeshje në kampionat me Nicën.

Ardhja e Todibo do të sillte largimin përfundimtar të Rafael Varane dhe Viktor Lindelof, që nuk janë aktivizuar shumë këtë sezon. Të dëmtuar prej kohësh janë Luk Shou, Lisandro Martinez dhe Xhoni Evans. Ky transferim i mbrojtësit francez do t’i kushtonte rreth 40 milionë euro Man. Junajtedit.

LEXO EDHE:

Back to top button