Zyrtare, skuadra turke prish kontratën me ish drejtorin e PSZH-së

Përvojës së Patrik Klajvertit në krye të skuadrës turke, Adana Demirspor, i vjen fundi. Humbja ndaj Samsunsporit (2-3), të dielën, vulosi fatin e trajnerit holandez, i cili ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Në detyrë që prej muajit korrik, ish-drejtori i futbollit të PSZH-së pati përvojën e tij të parë në stolin e një klubi në Turqi.

“Me marrëveshje të dyanshme u ndamë nga trajneri ynë, z. Patrik Klajvert. Dëshirojmë të falënderojmë zotin Klajvertin dhe stafin e tij për atë që i kanë sjellë klubit tonë dhe t’i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, ka zyrtarizuar klubi në një njoftim për media.

Klubi i Adanas e nisi mirë sezonin dhe renditet në vendin e pestë në kampionatin turk. Te Adana Demirspor luan edhe mesfushori i Kosovës, Arbër Zeneli.

LEXO EDHE:

Back to top button