" "
Sipas “Todofichajes”, skuadra e Mançester Junajtedit mund të afrojë mbrojtësin austriak, David Alaba.
Bosët e “Djajve të Kuq” janë gati të paguajnë 50 milionë euro për transferimin e Alaba-s. Britanikët duan të finalizojnë marrëveshjen këtë verë. David Alaba ka luajtur për klubin “mbretëror” që nga viti 2021 dhe marrëveshja e tij me Real Madridin është llogaritur deri në fund të qershorit 2026.
31-vjeçari austriak bëri 23 paraqitje sezonin e kaluar në La Liga, duke shënuar një gol dhe duke bërë tre asiste.








