Tenistët e Kosovës shkruajnë historinë në “Davis Cup”

" "

Kombëtarja e Kosovës në tenis ka shkruar historinë në Kampionatin Botëror të tenisit “Dejvis Kup”, pasi që ka arritur të kualifikohet një grup më lartë.

Fitoret nuk kanë të ndalur për Kosovën në Botërorin e tenisit, ku ekipi jonë në përbërje me dyshen Vullnet Tashi dhe Jasin Jakupi siguroi katër fitore nga katër ndeshje të zhvilluara. Tenistët nga Kosova dhuruan spektakël, ndërsa në fund siguruan kualifikimin në Grupin III (3) të “Kupës Dejvis”.

Në ndeshjet e fundit ishin të vlefshme për “Play-off”, Kosova u përball me Andorrën, ku Tashi dhe Jakupi treguan paraqitje të shkëlqyer, duke mposhtur kundërshtarin me rezultatet bindës. Vullnet Tashi mundi Eric Cervos Noguer me 2-0 në sete ose 6:3 dhe 6:0 në geme. Ndërkohë Jasin Jakupi deklasoi Damien Gelabertin me rezultat të njëjtë, 2-0 në sete ose 6:3 dhe 6:0 në geme.

LEXO EDHE:

Back to top button