Djegia e 4 kamionëve në Butel, mesazh kërcënimi?!


Ekipet e krim teknikës së policisë po kryejnë ekspertizën e incidentit të një nate më parë kur në një pronë private në Butel u shkrumbuan katër kamionë. Një fije shprese për të zbardhur këtë rast janë filmimet, që kanë kapur disa lëvizje të dyshimta.

“Nga kamerat e sigurisë janë filmuar tre persona, të cilët fshehurazi iu janë afruar katër kamionëve dhe iu kanë vërë zjarrin në mënyrë të qëllimshme, pistë e cila po hetohet edhe nga policia”

Nga policia thonë se janë djegur tre kamionë me rimorkio, prej të cilëve njëri ishte i zbrazët ndërsa dy të ngarkuar me materiale tekstili dhe një rimorkio tjetër pa kamion. Nga zjarri janë djegur pjesërisht 6 rimorkio tjerë të parkuara tek firma fqinje.

Dyshimet e tij për zjarrëvënien, pronari i ka treguar policëve të cilët edhe po hetojnë rastin. Thotë se shkrumbimi i kamionëve e ka dëmtuar për 90 mijë euro.

Pronari i firmës fqinje më njoftoi rreth orës, do të thotë dy thirrje të humbura kisha 22:23 dhe 22.28 unë iu lajmërova rreth 22.31 minutë. Menjëherë erdha këndej dhe në atë moment kishte edhe zjarrfikës e policia saqë nuk depërtoja dot me makinë sepse zjarri ishte shumë i madh”-tha Duplek Naser, pronar.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan 18 zjarrfikës me 8 cisterna ujë.  Nga Brigada e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit thonë se iu është dashur për dy orë e gjysmë të lokalizojnë zjarrin për të mos shkaktuar dëme tjera.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button