‘Do të ishte prishur…’: Një polic gjerman humbi punën pasi vodhi djathë nga një kamion i përmbysur

'Do të ishte prishur...': Një polic gjerman humbi punën pasi vodhi djathë nga një kamion i përmbysur

Një oficer i policisë gjermane vodhi rreth 180 kilogramë çedar nga një kontenier në një kamion të përmbysur pas një aksidenti trafiku dhe humbi punën për shkak të tij.

Gjykata më e lartë administrative në shtetin gjerman të Rheinland-Pfalz refuzoi ankesën e punonjësit të policisë, që do të thotë se vendimi i shkallës së parë mbetet në fuqi, raporton “Spiegel”.

Në vendimin e gjykatës thuhet se polici i dënuar ka qenë pjesëtar i policisë rrugore, i cili ka qenë i ngarkuar me sigurimin e vendit të aksidentit.

Ai ka shkuar me një makinë policie te kontejneri i kamionit të dëmtuar dhe aty i ka kërkuar punonjësit të kompanisë për pastrimin e rrugës pas aksidentit që t’i dorëzojë disa pako me djathë.

“Ai ka vjedhur gjithsej nëntë pako djathë, secila prej të cilave peshonte 20 kilogramë, me vlerë rreth 555 euro. Pjesën e denoncuar të pakove i ka sjellë në komisariat dhe supozohet se ka ruajtur disa për vete, miqtë dhe të afërmit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Oficeri deklaroi se djathi nga kamioni nuk vlente pothuajse asgjë dhe se ai “dëshironte ta shpëtonte nga shkatërrimi”, por gjykata mori mendimin se burri kishte kryer një krim vjedhjeje ndërsa ishte në detyrë.

“Me këtë sjellje i pandehuri ka shkaktuar dëme të mëdha në reputacionin e policisë gjermane”, vendosi gjykata, duke shtuar se vlera e djathit nuk është e rëndësishme, duke qenë se detyra e policit është të parandalojë vjedhjen.

LEXO EDHE:

Back to top button