Do të ulet çmimi i makinave elektrike

Makinat elektrike me shumë gjasa do të bëhen më pak të kushtueshme se ato me karburant në 2 ose 3 vjet, thotë një raport i ri. Sipas hulumtimit të ri kompleti i baterisë litium-ion kushtonte të paktën 1,100 dollarë për kilovat/orë në vitin 2010. Por tashmë çmimi i tyre ka rënë me rreth 89% pasi aktualisht ato kushtojnë 137 dollarë, sipas të dhënave të sivjetshme. Rënia e çmimeve vjen prej “rritjes së shitjeve dhe porosive, si dhe prej dizajnit të modernizuar të baterive”. Teknologjitë e reja po ulin kostot e prodhimit dhe së shpejti pritet prodhimi i baterive me lëndë solide, përkundër atyre të lëngshme.

LEXO EDHE:

Back to top button