Dogana dhe Policia konfiskojnë 22 automjete luksoze

Dogana dhe Policia konfiskojnë 22 automjete luksoze

Drejtoria e Doganave njofton se në një aksion të përbashkët dyditor me Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë konfiskuar 22 automjete me targa të huaja të drejtuara nga shtetas të Maqedonisë.

Veturat e sekuestruara janë të markave të ndryshme dhe të drejtuara nga shtetas të Maqedonisë në territorin e vendit për më shumë se 6 muaj.

“Ndaj kryesve të kundërvajtjeve do të paraqitet kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, në gjykatën kompetente”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button