“Dokumentet personale”, VMRO-DPMNE paditë Oliver Spasovskin

“Dokumentet personale”, VMRO-DPMNE paditë Oliver Spasovskin

Opozita maqedonase parashtroi padi penale në Prokurori kundër ish ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski për kaosin e krijuar me dokumentet personale. Sipas VMRO-DPMNE-së, Spasovski është përgjegjësi kryesor pasi për një periudhë të gjatë vite ka lejuar pajisjen e qytetarëve me dokumente edhe pse e ka ditur se nuk do të jenë të vlefshëm pas 12 shkurtit.

“VMRO-DPMNE-ja parashtroi padi penale në Prokurorinë Publike ndaj personit Oliver Spasovski, I cili si ish ministër i Punëve të Brendshme është personalisht dhe në mënyrë direkte përgjegjës për kaosin me dokumentet personale. Oliver Spasovski në një periudhë prej 2 vite e gjysmë ka dhënë dokumente personale të cilat e ka ditur se vlefshmëria e tyre nuk do të jetë I bazuar në afatin e vendosur në dokumente, por vlefshmëria e tyre do të ndërpritet në 12 shkurt të vitit 2024. Përkatësisht nga 12 shkurti I vitit 2019 deri kah mesi I vitit 2021 me vetëdije me dhënien e dokumenteve të tilla ka dëmtuar dhjetëra mijëra qytetarë. Me këtë sjellje 2 vite e gjysmë ka shkaktuar huti në opinion”, tha Igor Janushev, VMRO-DPMNE. Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button