Donald Trump ndryshon historinë – presidenti amerikan riemërton luftërat botërore

Donald Trump ndryshon historinë – presidenti amerikan riemërton luftërat botërore

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një njoftim të bujshëm, duke shpallur se do të riemërojë dy data historike të rëndësishme në kalendarin amerikan.

Sipas deklaratës së tij, data 8 maj, e njohur tradicionalisht si Dita e Fitores në Evropë (Victory in Europe Day – V-E Day), do të quhet tashmë “Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore”.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se edhe data 11 nëntor, e cila për dekada është festuar si Dita e Veteranëve (apo më herët si Dita e Armëpushimit), do të riemërohet në “Dita e Fitores së Luftës së Parë Botërore”.

Me këtë veprim simbolik, 78-vjeçari synon të theksojë rolin dhe kontributin vendimtar të Shteteve të Bashkuara në fitimin e dy luftërave botërore, duke u fokusuar më shumë në përkujtimin e fitores sesa në sakrificën ose pajtimin ndërkombëtar që lidhen tradicionalisht me këto data.

Ai u shpreh me fjalët “i fituam të dyja luftërat”, duke theksuar krenarinë kombëtare dhe rolin udhëheqës të Amerikës në skenën globale.

Kjo deklaratë ka gjallëruar debatet në opinionin publik dhe në qarqet historike. Disa e kanë përshëndetur si një përpjekje për të forcuar ndjenjën e patriotizmit dhe krenarisë kombëtare, ndërsa të tjerë kanë ngritur shqetësime për rishkrimin e historisë dhe për zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj vuajtjeve të mëdha që këto luftëra sollën për miliona njerëz në mbarë botën.

Ndryshe, riemërtimi i këtyre ditëve ka të ngjarë të krijojë diskutime të mëtejshme për mënyrën se si një komb zgjedh të kujtojë të kaluarën e tij – si një triumf ushtarak, si një akt nderimi për ata që shërbyen, apo si një reflektim mbi çmimin e paqes.

LEXO EDHE:

Back to top button