Donaruma: Debutim me sukses, jam i lumtur te PSZH

Portieri i PSZH-së, Xhianluixhi Donarumma ka reaguar pas paraqitjes së parë historike në Ligën e Kampionëve. Portieri Italian debutoi me gjigantin francez në fitoren ndaj Man. Sitit edhe pse javën e kaluar ka pasur shumë raportime që Donnarumma nuk është i lumtur te PSZH si zwvwndwsim i Kejlor Navasit. Por, Donnarumma ka thënë që ishin lajme false dhe që është shumë i lumtur në “Parkun e Princave”.

“Njerëzit flasin në rrjete sociale për largimin nga PSZH, sepse Navas luan si titullar. Qesha kur i pashë këto. Është plotësisht lajme false. Jam shumë i lumtur te PSZH, lëreni të flasin, klubi më mbështet. Ishte ëndrra ime të debutojë në Ligën e Kampionëve. Jam shumë i lumtur tani, isha i qetë sepse e dija që ky moment do vinte”, potencoi Donaruma.

LEXO EDHE:

Back to top button